• Jan 21, 21
  • Albrafting

Shqipëria nën 0 Gradë Celcius... Teksa dëbora e parë mbulon disa qytete, të Shqipërisë,ja destinacionet që sugjerojnë Alma Spathara ,Alma Cupi, Arbër Çepani, Debora Keci dhe Anxhi Çeliku këtë fundjavë .Të ftuar në emisionin e Ftesë në Pesë të autores dhe moderators Bieta Sulo në Top Channel.

Sygjerimet ishin të shumta si Valbona,mal i Tomorit,Brezovica,Korca,Dardha,Skrapari,Divjaka etje

Alma Spathara menaxhere e përgjithshme e Albania Rafting Group sygjeroi për të gjithë të apasionuarit pas dëborës malin e shenjtë të Tomorit për disa arsyje.E para është një  mal madhështor ku mbuluar me borë të mahnit me pamjen e tij dhe horizontin prej 360 gradë,të mbush më enegji pozitive teksa je i rrethuar nga egërsia dhe ajri i freskët.

E dyta Albania Rafting Group ka të gjitha mjetet e nevojshme për të ngjitur këtë mal që prej fëmijëve 5 vjeç falë raketave të Snowshoeing të cilat ta lehtësojnë ngjitjen,shkopinjëve të hiking me shporta bore,makinave 4x4 ,guidave profesionale dhe dreken piknik me produktet bio të zones së Beratit.

E treta vendodhja e malit të Tomorit është tepër e favorshme pasi është vetëm një orë nga Berati (1,2 orë larg Tiranës)i cili është qyteti me ushqimin,verën,mikpritjen dhe hotelet dhe shtëpitë pritëse më të mira në Shqipëri.

Të gjitha këto e bëjnë malin e Tomorit një destinacion për të gjitha moshat që nga fëmijët 4-5 vjeç falë  përkujdesjes së skuadrës së Albania Rafting Group të cilët janë grupi më professional dhe të apasionuar pas lumenjve,maleve,deteve e liqeneve,natyrës dhe kulinarisë.

Këtu mund të gjeni disa nga programet ne malin e shenjtë të Tomorit.