Skip to main content

Snowshoeing në Tomor,Malin e Shenjtë të Shqiptarëve

Submitted by admin on

Snowshoeing në Tomor,Malin e Shenjtë të Shqiptarëve! Bëhuni gati për të vizituar Tomorin me Borë ,Snowshoeing!

Baba Tomori mbushur me borë të jep kënaqësinë ta shijosh krejt ndryshe këtë mal shpirtëror!

Dimri është periudha më e bukur për ta vizituar nëpërmjet sportit të snowshoeing(ecje në dëborë me ndihmën e raketave të borës).

 

Do të përjetoni peizazhe spektakolare, magji, qetësi, rigjenerim dhe bekim të perëndive, duke shikuar kullotat e bukura alpine, majat e thepisura shkëmbore dhe burimet e ujit të pastër Kristal

Ky udhëtim është i përshtatshëm për gjithë familjen pasi fëmijët dhe adoleshentët e dashurojnë borën.

 

Tomori është selija parahistorike e Perëndive të vjetra të stërgjyshëve tanë Pellazgo-Ilirianë, tempulli i Dodanës Pellazgjike.Homeri te Iliada e quan Dodonën dimërkeqe.

 

Programi:

• Mëngjesi dhe nisja e hershëm ,ora 8 .00 nga Berati Hotel Castle Park 

• Udhëtim me makina 4x4 në Teqenë e Bekashinjëve (rreth 2 orë) dhe përgatitja për ecje në dëborë. Përvoja e snowshoeing do të zgjasë rreth 3 orë.

• Pas ecjes në dëborë(Snowshoing) do të shijojmë një drekë me gatime tradicionale në Perlën e Tomorit  dhe kthimi për në Berat.

Pikat Kryesore të programit:

• -Snowshoeing në malin Tomor

• -Udhëtim me makina 4x4(Offroad)

• -Vizita në Teqene e Bektashinjëve

• -Shijimi i ushqimit lokal

Udhëzime

  • Gjërat që duhet të sillni me vete:
  • Çantë shpine e rekomandueshme rezistente ndaj lagështirës.
  • Këpucë të përshtatshme për ecje të papërshkueshëm nga uji.
  • Veshje për dëborë (dorashka,shall)dhe veshje shtesë sepse moti nuk është i njëjtë.
  • Shmangni veshjet prej pambuku (mban lagështi afër lëkurës tuaj) .
  • Mos harroni çorape të ngrohta dhe një xhaketë të ngrohtë të papërshkueshëm nga uji dhe pantallona hiking.
  • Kremra e diellit dhe syzet e diellit;
  • Mirë është të mbani të gjitha rrobat tuaja dhe sendet personale në çantën e shpinës, të cilat mund të transportohen lehtësisht në makina 4x4.
  • Ky program ditor kushton 50 eur/pers  dhe përfshin:

    • Guida profesionale

    • Transporti me fuoristrada 4x4 (rreth 4 orë vajtje-ardhje)

    • Pajisjet e ndihmës së shpejtë

    • Snowshoeing

    • Skopinjtë e trekking me shporta dëbore

    • Drita koke

    • Shishe uji

    • Drekë lokale me produkte të zonës

     

    Opsionale

    Në se dëshironi edhe akomodimin nje natë para ose pas udhëtimit ,darkën në Castle Park kostoja dhe mëngjesin kostoja eshte është 35 euro/person përfshirë mëngjesin.

     

Blog Categories