• Aug 03, 20
  • Albrafting

Jeni në kërkim të një eksperince unike?

Vjosa ,perla e Europës gjendet vetëm 1 orë e 45 min nga Saranda dhe 45 min nga Gjirokastra.Është mundësi e shkëlqyer për ti bërë pushimet tuaja më interesante duke u shkëputur nga njerëzit në qytet , nga makinat, zhurmat,vapa mbytëse duke ju bërë që të shijoni adrenalinë të pastër dhe shijuar pamjen spektakolare të luginës së Vjosës.

Në ditët e sotme është e vështirë të gjesh një aktivitet i cili pëlqehet nga fëmijët,adoleshentët,prindërit të dashuruarit dhe grupet shoqërore.

Epo,rafting pëlqehet nga të gjitha grupmoshat.

Fëmijët janë ata që e shijojnë më tepër sidomos në verë pasi niveli i ujit është i ulët dhe temperaturat janë të larta dhe  skuadra e Albania Rafting Group organizon disa ndalesa gjatë së cilave turistët notojnë në ujërat e kristalta dhe të hidhen nga shkëmbinjtë.

Një nga momentet më të veçanta të udhëtimit është Hydrospeed,sporti më i ri që skuadra e Albania Rafting ka sjellë në Shqipëri dhe e ofron  dhuratë gjatë rafting në Vjosë.

Takimi është  në orën 10.00 -10.30 te hotel “Alvero” në qendër të Përmetit.https://g.page/HotelAlvero?share

Vasili  pronari i hotelit  do ju presi te Alvero +355 68 208 1334

Prej aty do te shkoni me makinen drejt qendrës tonë 10 min larg për të bërë veshjen e veshjeve profesionale të rafting.Më pas me minibusin tonë do të udhëtojmë rreth 30 min deri te  pika e nisjes për rafting.Pas udhëzimeve nga guidat ju do të bëni rafting,hydrospeed,not,hedhje nga shkëmbinjtë për rreth 2,5 orë

Pas eksperiencës në Vjosë ju do të ktheheni te makinat tuaja për tu ndëruar.

Veshja e veshjeve profesionale të rafting zgjat 30 min në varësi edhe të madhësisë së grupit.

Udhëzimet dhe instruksionet nga guidat profesionale të rafting zgjat  20 min

Rafting zgjat 2,5orë

Zhveshja zgjat 30 min

Ju duhet të keni veshur

-Rroba banjo

-veshje sportive

-atlete 

Ju duhet të keni me vete 

-Ndëresa për tu ndëruar(mbathje)

-atlete per tu ndëruar

-peshqir

Rafting kushton 32 euro/person

Transporti nga Saranda në Përmet dhe pas përfundimit të rafting në Sarandë 15 eur/pers.

Transporti nga qendra e rafting në pikën e nisjes kushton 3 eur/pers

Fëmijët nën12 vjeç kanë 50% zbritje dhuratë.

KUJDES!!! SIGUROHUNI QË GJATË SPORTIT RAFTING T'JU SHOQËROJNE GUIDAT E CERTIFIKUARA NGA FEDERATA E RAFTING (INSTRUKTORET E RAFTING) TË CILAT JANË TË LIGJSHME DHE MBAJNË PËRGJEGJESI PËR SIGURINË E JETËS SUAJ GJATË ZBRITJES NË LUMË. NA KANË ARDHUR SINJALIZIME QË KOMPANI PIRATE TË PAPERGJEGJSHME SI "VJOSA EKSPLORER" PO MASHTROJNE TURISTËT PËR RAFTING DUKE PERDORUR FOTOT DHE IMAZHIN E GUIDAVE TË FEDERUARA. PERSONAT JO PROFESIONISTË, PA PAJISJET E DUHURA PËR RAFTING DHE GUIDAT JASHTË STANDARDEVE RREZIKOJNE JETEN TUAJ!!!

Ju kujtojmë se Albania Rafting Group është e para skuadër sportive që ka sjellë rafting në Shqipëri dhe ka të gjitha mjetet dhe guidat profesionale të licensuara nga Federata Shqiptare e Rafting dhe nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit duke e bërë të sigurt për jetën tuaj udhëtimin.

Vzitoni faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Rafting për më shumë informacion: https://fshr.al/

Për të konfirmuar ju lutem nisni listën e pjesëmarësve dhe nje foto të kartës suaj të identitetit.

Kontakt:0672006623

Email:info@albrafting.org

https://www.albrafting.org/tour/rafting-wild-vjosa-river-permet

https://www.albrafting.org/