• Dec 13, 20
  • Albrafting

Ky program është një mundësi e shkëlqyer për një fundjavë rigjeneruese,aktive,romantike e shlodhëse për të gjitha moshat.Një eksperiencë e veçantë e cila i ka të gjitha,sport,natyrë të paprekur,vëzhgim zogjsh,takime me banorët,hotel fantastik,ushqim të zonës,qytet antik,mëngjes mbretërish.Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri dhe një nga më të mëdhatë në Adriatik. Ndahet prej detit nga një rryp i hollë toke. E çmuar si dhe me rëndësi ndërkombëtare, mbrojtur nga Konventa e Ramsarit më 29 nëntor 1996.

A e keni dëgjuar thënien e bukur: “Nëse shkoni në Shqipëri dhe nuk shikoni Beratin, nuk keni parë asgjë ?Po përse? Sepse në të gjithë Shqipërinë Berati është një qytet i veçantë,dhe të tillë atë e bën historia e tij, arkitektura, tradita dhe kultura, ikonografia dhe afresket, shtëpitë e bardha me dritaret një mbi një dhe kështjella shekullore (Kalaja).Ky qytet njihet edhe si “Kryeqyteti i kodikëve të Shqipërisë” me rreth 90 të tillë (nga mbi 120 që janë gjithsej), dhe sidomos me Kodikun e Purpurt (shek. VI) dhe Kodikun e Artë (shek. IX), thesare të rralla të kulturës botërore

 

Programi

Dita e parë

Nisja optimale nga Tirana ora 8.00 (Distanca 96 km; Koha e udhëtimit rreth 1h20min)

Ora 9.30 – 10.00 Qendra e Vizitorëve Divjakë – Takim me rangers te Parkut dhe guidat e Albania Rafting Group

Ora 10.30 – 11.30 Eksplorim i pyllit të lagunës dhe vrojtim i lagunës nga kulla më e lartë

Ora 11.30 – 12.00 Pushim i shkurtër i ëmbël, përgatitje për vozitje me kayak

Ora 12.00 – 13.00 Vozitje me kayak dhe gara në lagunë rrethuar me pisha mesdhetare pranë lagunës së Karavasta, e cila mban një nga faunat më interesante të vendit. Shikimi i zogjve pasi zona Divjake-Karavasta siguron kushtet e veçanta për rritjen e një numri komunitetesh bimore dhe specieve shtazore, ndër të cilat shumë prej tyre janë në rrezik të zhdukjes në botë, siç është Pelikani (Pelicanus crispus Bruch).

Ora 13.00 – 14.30 Ndërrim i rrobave dhe drekë piknik në mes të pyllit.

Ora 15.00 Nisja për në Berat

Ora 16.30 Akomodimi në Hotel “Castle Park”

Ora 17.00 Vizitë në qytetin antik dhe lagjet mesjetare “Mangalem” dhe “Goricë”

Ora 20:00 Darkë tradicionale me gatimet më të mira Beratase (Kulaç dhe kulaçka të ngrohta,gjalp i bardhë dhie,djathra dhe ullinj të zonës,salcë kosi me speca fushe turshi,supa e nonës,japrak,kungulleshka të mbushur,byrek,biftek Berati me arra ,mish qingji me përshesh tradicional,ëmbëlsirë dhe ujë më xhinxher e limon)

Dita e dytë

Ora 7.00 – 10.00  Mëngjesi i gjyshes me petulla,mjalt,vezë fshati,djathra,gjalp të bardhë,perime,qofte shtëpie,gliko shtëpie,rehani shtëpie,pekmez e shumë produkt natyrale të zonës.

-Vizitë në kalanë mesjetare të Beratit

-Mbarimi i Programit dhe kthimi në Tiranë

Pikat kryesore

  • Kayaking në pjesën perëndimore të lagunës, kufizuar nga deti Adriatik;
  • Bicikleta në pyll
  • Hiking në lagunë
  • Shikimi i zogjve
  • Vrojtim nga Kullat e vrojtimit
  • Dreka piknik
  • Vizitë në muzeun e Karavastasë
  • Akomodim në hotelin më të mirë në Berat ”Castle Park”
  • Darkë tradicionale e elegante në “Castle Park”
  • Vizitë në “Mangalem”,”Goricë” e “Kala”
  • Mëngjesi i gjyshes

 Ju duhet të keni veshur:

  • Rroba banjo
  • Veshja shumë e lehtë sportive (pantallona të shkurtra dhe bluza të shkurtra)
  • Sandale / atlete për ecje, të forta dhe jo të rrëshqitshme
  • kapelë
  • Syzet e diellit
  • Nje buzeqeshje

Ju duhet të merrni me vete:

  • Krem për mbrojtjen nga rrezet e diellit
  • Një palë ndëresa
  • Një palë pantallona dhe bluzë shtesë

 

  1. Çmimi 11 900 lek/pers përfshin (Guidë profesionale,staf i trainuar ne dispozicion,transportin Tiranë-Karavasta-Berat-Tiranë,pajisje për kayak,dylbi,spraj kundër mushkonjave,çantë e papërshkueshme nga uji,dreka piknik,akomodimi në Berat,darkë tradicionale,mëngjesi i gjyshes
  2. Çmimi 8 690 lek/pers Në se preferoni që transportin ta kryeni me mjetet tuaja private
  3. Çmimi 4 700 lek/pers Në se dëshironi të shijoni vetëm qëndrimin në Berat me akomodim+darkë+mëngjes

Mosha minimale 6 vjeç

Fëmijët nën moshën 12 vjeç  kanë dhuratë 20%  zbritje dhuratë

Top videos! https://www.youtube.com/channel/UCjCzgx3GdohP2NDbEB1kU9g

Follow Me:

+ INSTAGRAM ► https://www.instagram.com/albaniarafting/

+ FACEBOOK ► https://www.facebook.com/albrafting.org

+ TWITTER ► https://twitter.com/AlbaniaRafting

+ MY BLOG! ► https://www.albrafting.org/blog

+My Project:http://www.aar.al/

+ Our Trained Guides :https://fshr.al/

Contact US:

+Address:http://castle-park.com/production/site/en/castle-park-home/

 +BUSINESS EMAIL ► info@albrafting.org