• Jun 15, 21
  • Albrafting

Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting “Albanian Eagle” do të garojë në Kampionatin Botëror të Rafting 2021 i cili do të zhvillohet në Francë L'Argentière-La Bessée në datat 28 Qershor deri në 3 Korrik.

Andrea Gatti, drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Rafting, shpjegoi përvojën e tij me skuadrën e Federatës Shqiptare të Rafting: “Ajo po rritet, falë bashkëpunimit midis klubeve të ndryshme dhe projektit të trajnimit që federata  po udhëheq”
15 udhëzues të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë (Përmet,Elbasan,Dibër,Skrapar,Berat) janë formuar gjatë muajve të fundit nga Presidenti i Federatës Kombëtare të Shqipërisë Zamo Spathara në bashkëpunim me Andrea Gatti,drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Rafting dhe trainieret Daniele Corsi dhe Fabio Corsi nga Italia, duke ndarë përvojat e tyre të lumenjve në anën tjetër të detit Adriatik. Guidat e formuara 
Gjatë kursit të trajnimit është përzgjedhur ekipi me atletët më të talentuar për pjesëmarrjen në Kampionatin  Botëror të Rafting 2021.

Ky event botëror  është një mundësi takimi për guidat e rafting nga e gjithë bota dhe nuk ka të bëjë vetëm me medaljet por edhe me  ndarjen e momenteve, krijimin e kujtimeve dhe zbulimin e pikëpamjeve të reja të cilat na bëjnë të gjithëve të rritemi  -shprehet Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting,Zamo Spathara
 "Do të jetë një përvojë e shkëlqyeshme dhe e dobishme për delegacionin nga Shqipëria.Të udhëtosh dhe të takosh njerëz të rinj nga vendet e tjera është një mundësi për të vazhduar dhe përmirësuar zhvillimin e disiplinës" shtoi Andrea Gatti. drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Rafting
Delegacioni i dekipit në kategorinë e meshkujve përbëhet nga Ali Spathara, Behar Zeqo,Geri Spathara, dhe Franci Koroni,

Z. Zamo Spathara shumë i lumtur për cilësinë e guidave thotë se sporti dhe natyra janë shumë të rëndësishme  “Sapo të prekni lumin nuk do të keni më frikë nga stuhia në qytet. Rafting është sport, turizëm dhe aventurë. Na bashkon dhe na bën më të fortë ”I ftoj të rinjtë të bëjnë sa më shumë aktivitete në natyrë sepse kështu do ta duan më shumë atë dhe do ta mbrojnë me çdo kusht"

Kjo është hera e tretë që Federata Shqiptare e Rafting mer pjesë në Kampionatin Botëror të Rafting pas përfaqësimit në 2012 mbajtur në Republikën Çeke dhe në 2018 në Itali.