Kanioni 3 milion vjeçar, i quajtur edhe si Kolorado e Europës, me gjatësi prej 12 km dhe shpatet që arrijnë deri në 120 metra do t'ju mahnisë me pamjen e tij. Ecja poshtë kanionit do të zgjasë përafërsisht 2-3 orë në varësi të përvojës, madhësisë dhe dëshirave të grupit. Duke kaluar nëpër kanion, ju do të ndjeni se është ekosistemi më unik në Shqipëri. Shpellat dhe format e ndryshme të formimit të shkëmbinjve do t'ju habisin.Do të përballeni me një ishull jo shumë larg pikës fillestare ku mund të hidheni dhe të përjetoni adrenalinën Historitë dhe legjendat e këtij vendi janë të shumta, kështu që gjatë rrugës do ti dëgjoni ato nga guidat tona.Dhe kjo nuk është e gjitha, kanioni ka shumë surpriza për ju! Do të vizitoni disa ujëvara, më e bukura është ajo e dashurisë.Në fund të udhëtimit minibusi do të na çojë në restorantin lokal ku do të shijoni ushqimin më të mirë përreth zonës.
Dita e parë
*Mbërritja në Berat,hotel“Castle Park”
*Nisja drejt kanionit të Osumit për rreth 1,5 orë
*Eksplorim në Kanionet e Osumit zgjat 2,5 orë
*Drekë me produkte lokale të Skraparit
*Kthimi në Berat
Ky program kushton 45 Eur/person përfshirë transportin Berat-Kanion-Berat me minibus,Rafting,drekë piknik .
Për ju që dëshironi të vazhdoni udhëtimin tuaj:
*Akomodimi në hotel në Berat
*Darkë me gatime tradicionale beratase
Dita e dytë
*Mëngjes i shijshëm vetëm me produkte të zonës
*Mbarimi i programit
Ky program kushton 75 Eur/person përfshirë gjithcka më sipër(Akomodim,darkë,mëngjes,transportin Berat-Kanion-Berat,Rafting,drekë piknik në Skrapar)
Per fëmijët nën 13 vjeç dhurojmë 50% zbritje.
UDHËZIME
Ju duhet të keni veshur:
-Rroba banjo
-Atlete te vjetra, sandale te mbyllura
-Kostum sportiv
Ju duhet të keni me vete:
-Peshqir
-Rroba të ngrohta për t’u ndërruar
-Sandale/Atlete per t’i ndërruar në fund të udhëtimit
Albania Rafting Group siguron për çdo turist pajisjet e mëposhtme :
Kostum neoprene qe ruan konstante temperaturen e trupit
Xhup Termik
Jelek shpetimi
Helmets
Albania Rafting Group zotëron veshjet dhe guiden profesionale te specializuar sipas standarteve nderkombetare te eksplorimit te kanioneve.https://www.albrafting.org/tour/river-hiking-osumi-canyons-skrapar-foot