• Oct 05, 20
  • Albrafting

Kayak ,Vrojtim zogjsh,Biçikleta dhe Hiking në Lagunën e Karavastasë- Divjakë
Aktivitetet në natyrë i ndihmojnë fëmijët të përmirësojnë shëndetin e tyre fizik, emocional, dhe mendor.Është shumë e rëndësishme t'u jepet  mundësia të eksplorojnë në natyrën, të luajnë me fëmijë të tjerë dhe t'i ekspozojmë ata në situata të jetës reale.

Kayak ,Vrojtim zogjsh,Biçikleta dhe Hiking në Lagunën e Karavastasë- Divjakë ofron një mundësi të shkëlqyer për fëmijët për të parë nga afër bukurinë e mahnitshme të Parkut Divjakë-Karavasta,më e madhja në Shqipëri.

 

Në këtë udhëtim ata do të njihen me zogj,bimë e kafshë që vetëm në libra i kanë parë.Do të bëjnë aktivitet sportiv si kayaking,biçikleta dhe hiking duke u argëtuar e bërë qejf.

Vizitojmë në mënyrën më aktive këtë oaz natyror të paprekur me një biodiversitetit mahnitës. Me një sipërfaqe prej 22 230 hektar, ky park është shtëpia e pelikanit të rrallë dalmat dhe e shumë zogjve të bukur.
Programi :
Pika e Takimit – Tiranë( vendin e caktojmë bashkarisht)

Udhëtimi me minibus drejt lagunës së Karavastasë (1 orë e 20 min)

Vizitë në muzeun interesant të Lagunës ku fëmijet do të marin informacione rreth llojeve të zogjve,pemëve dhe karakteristikat e lagunës.Takimi me Xhonin pelikanin e famshëm e të bukur të lagunës.

Eksplorim në pyllin e dendur të Mowglit në këmbë ose me biçikleta deri te pisha 400 vjeçare..Në se do kemi fat do takojmë ketrin,dhelprën,nusen e Lalës dhe…. nuk i dihet se kë tjetër (40 min)

Udhëtim në pjesën perëndimore të Lagunës (rreth 30 min) dhe përgatitje për të filluar aventurën e kayaking.

1,5-2 orë vozitje me kayak dhe gara në lagunë rrethuar me pisha mesdhetare pranë lagunës së Karavasta, e cila mban një nga faunat më interesante të vendit. Shikimi i zogjve pasi zona Divjake-Karavasta siguron kushtet e veçanta për rritjen e një numri komunitetesh bimore dhe specieve shtazore, ndër të cilat shumë prej tyre janë në rrezik të zhdukjes në botë, siç është Pelikani (Pelicanus crispus Bruch).

 

Pas kayaking do të shijojmë një drekë piknik në mes të pyllit. Pas drekës do të ecim drejt pikës së parë të vrojtimit të Lagunës për të pasur një pamje nga e gjithë Laguna.

I gjithë udhëtimi zgjat  8 orë

 

Pikat kryesore

Kayaking në pjesën perëndimore të lagunës, kufizuar nga deti Adriatik;

Bicikleta në pyll
Hiking në lagunë
Shikimi i zogjve
Vrojtim nga Kullat e vrojtimit
Dreka piknik

Vizitë në muzeun e Karavastasë

 

Ju duhet të keni veshur:

Rroba banjo
Veshja shumë e lehtë sportive (pantallona të shkurtra dhe bluza të shkurtra)
Sandale / atlete për ecje, të forta dhe jo të rrëshqitshme
kapelë
Syzet e diellit
Nje buzeqeshje

Ju duhet të merrni me vete:

Krem për mbrojtjen nga rrezet e diellit
Një palë ndëresa
Një palë pantallona dhe bluzë shtesë

 

Çmimi 4 900 leke përfshin(Guidë profesionale,staf i trainuar ne dispozicion të fëmijëve,transportin Tiranë-Karavasta-Tiranë,pajisje për kayak,dylbi,spraj kundër mushkonjave,çantë e papërshkueshme nga uji,dreka piknik

Minimum i grupit ështe 8 fëmijë dhe maksimumi është 18 fëmijë.