• Dec 02, 20
  • Albrafting

Albania Rafting Group është pioniere e promovimit të qytetit të Skraparit si destinacion fantastik për sportet në natyrë dhe aventurierët. Kemi rreth 20 vite që punojmë për të zhvilluar rafting si sport turistik dhe argëtues në kanionet e Osumit apo si quhen ndryshe nga turistët "Koloradot Shqiptare" Tashmë me krenari themi që e kemi kthyer Skraparin në destinacionin e preferuar për të gjithë turistët shqiptarë dhe të huaj jo vetëm për rafting por edhe për mbi 10 lloje aktivitetesh përqark tij.Eksplorim kanioni në këmbë dhe me not,Canyoning(zbritje me litarë e ujvarave),hiking në kalanë e Skraparit,eksplorim i shpellës së Pirrogoshit,Hiking në 13 tynelet e Pirogoshit së bashku me vizitën në urën interesante të Kasabashit,hiking dhe karvan me mushka në malin e shenjtë të Tomorit,snowshoeing në malin e Tomorit.Skrapari është i bekuar nga zoti nga bukuri dhe monumente natyre të jashtëzakonshme,banorë me mikpritje të jashtëzakonshme dhe ushqim e tradita të jashtëzakonshme .Ky qytet të fal kaq shumë emocione kur viziton fshatrat e tij me tradita si Therepeli,Prishta,Bogova,Blezëncka,Spathara,Kulmaku.Vizitoni Skraparin në pjesët e padukshme të tij,në thellësi të bukurive natyrore sepse vetëm kështu do të përjetoni shpiritn dhe dashurinë e tij të madhe.

 

Albania Rafting Group (ARG) është e para organizatë sportivo-turistike në Shqipëri, themeluese e Federatës Shqiptare të Rafting, anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Rafting. Pasioni për natyrën dhe sportin i shndërruar në mision. Misioni për promovimin e Shqipërisë nëpërmjet zhvillimit të veprimtarisë së rafting sipas standardeve ndërkombëtare, në përputhje të plotë me respektin për natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit.

Nëpërmjet aktivitetit të saj, Albania Rafing Group ka ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit aventurë në natyrë duke tërhequr një numër gjithnjë e në rritje turistësh në zonat e largëta dhe duke zgjatur kohën e qëndrimit të tyre në Shqipëri. Kontributi i Albania Rafting Group ka qënë i vazhdueshëm në gjenerimin e të ardhurave për turizmin lokal, duke ruajtur veçoritë autentike të zonës, krijimin e vendeve të reja të punës nëpërmejt formimit profesional të të rinjve në drejtimin e aktiviteteve argëtuese.

Albania Rafting Group i është dhënë Çmimi i Modelit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2017 nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Albania Rafting Group është renditur nga National Geografic si mbështëse e parimeve të gjeo-turizmit nëpërmjet nismës ndërkombëtare “Western Balkans - Land of discovery”.

Albania Rafting Group është zgjedhur “Histori suksesi” nga USAID për zhvillimin e qëndrueshëm të produktit të rafting në Shqipëri.
Albania Rafting Group ka marrë pjesë në ekipin kombëtar “Albanian Eagle” në Kampionatin Botëror të Rafting në Çeki, në datat 23-28 gusht 2012, duke prezantuar Shqipërinë në rrjedhat e një pasioni të ri. Albania Rafting Group ka kontribuar nëpërmjet grupeve të saj të interesit në përmirësimin e infrastrukturës turistike në Shqipëri, konkretisht në ndërtimin e segmentit rrugor Çorovodë – Hambull, me gjatësi 12.7 km, punimet e të cilës përfunduan në vitin 2014 dhe u financuan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në një vlerë prej 4 milion Euro.

Albania Rafting Group i është dhënë Çmimi i Turizmit Shqiptar/Ekologji 2012 nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

ARG me grupin e saj organizativ, të përbërë nga njerëz të dashuruar me sportin, natyrën dhe jetën, kërkon të tregojë se rafting bashkon grupe njerëzish me prejardhje të ndryshme, pa njohur dallime race, seksi, moshe ose feje, të cilët synojnë një arritje të përbashkët. Rafting të mëson disa nga vlerat e rëndësishme njerëzore: përkushtimi, këmbëngulja, vullneti në punë dhe puna në grup. Rafting gjithashtu të mëson si të merremi me suksesin tonë dhe si të përballemi me dështimet tona. Pra,ndoshta merita më e madhe e rafting është se na mëson shumë rreth vetë jetës.

 

 

https://www.youtube.com/channel/UCjCzgx3GdohP2NDbEB1kU9g Top videos! https://www.youtube.com/channel/UCjCzgx3GdohP2NDbEB1kU9g Follow Me: + INSTAGRAM ► https://www.instagram.com/albaniarafting/ + FACEBOOK ► https://www.facebook.com/albrafting.org + TWITTER ► https://twitter.com/AlbaniaRafting + MY BLOG! ► https://www.albrafting.org/blog Contact US: +BUSINESS EMAIL ► info@albrafting.org

 

teksti