Skip to main content

Raiffeisen Bank Albania sponsorizon Kayak ne Lumin Vjosa

Submitted by admin on

Jemi shume te lumtur dhe mirenjohes qe fale sponsorizimit nga Raiffeisen Bank Albania dhe Raiffeisen INVEST sh.a Albania Rafting Group shtoi nje itinerar te ri ne Tepelene,ne gryken e Kelcyres:

”Kayaking ne Vjose “

Fale Raiffesen bank tashme Albania Rafting Group ofron kayak per nje grup prej 60 personash ne lumin e Vjoses duke u bere promovues dhe zhvillues te turizmit te aventures ne Shqiperi.

Nuk eshte here e pare qe Raiffeisen Bank mbeshtet Albania Rafting Group pas sponsorizimit qe I ka bere ne vitin 2018 me pajisje, gomone dhe veshje profesionale per te rritur kapacitetet per rafting ne kanionet e Osumit dhe lumit Vjosa deri ne 50 turiste .

Jemi shumë të lumtur qe jemi pjesë e ekipit fitues të bankës më të madhe dhe më të suksesshme në vend, “Raiffeisen Bank”  duke marrë mbështetjen tuaj në rritjen e materialeve sportive të kajakut.

Zhvillimi i mëtejshëm i produkteve dhe shërbimeve synon të tërheqë një treg më të gjerë dhe të inkurajojë vizitorët të qëndrojnë më gjatë në rajon dhe të ndihmojë në përfaqësimin e Shqipërisë në kampionatet ndërkombëtare të kajakut.

Faleminderit Raiffaisen Bank !