• Aug 04, 20
  • Albrafting

 

Rafting në Bistricë,xhungla e vogël e Sarandës!

Jeni per pushime ne Sarande apo ne rrethinat e saj dhe nuk keni se me cfare I mbushni ditet? Po mërziteni me të njëjtat gjëra cdo ditë? Zhurmat , makinat dhe vapa ju kanë lodhur së tepërmi ?Mendoni se në Sarandë nuk mund të bëhet gjë tjetër veç plazhit?  Albania Rafting Group ju prezanton me një nga aktivitetet më të bukura që bën në Sarandë ose në rrethet pranë saj :E ku ka më bukur sesa të ndërthurësh plazhin në të njëjtën kohë me aktivitete duke përjetuar adrenalinë të pastër dhe qetësi shpirtërore. Shijoni diellin , rërën , gurët dhe gjithcka në një mënyrë tjetër .

 

Fillon me diell të nxehtë dhe me ujë akull të ftohtë.Vetëm pesë kilometra larg nga Saranda ky tour gjysëm ditor do t’ju shkëpusë nga njerëzit në qytet , nga makinat, zhurmat,vapa mbytëse duke ju bërë që të shijoni adrenalinë të pastër. Natyra , egërsia e bimësisë tejet e harlisur,shkurret që të janë berë pengesë ,uji akullnajor do tju sfidojnë duke menduar mënyra si të dilni që aty. Gomonja është arma juaj , por njëkohësisht dhe mburoja juaj . Dhe s’ka ardhur akoma fundi ! Dalja në bregdetin e Sarandës në detin Jon është dera drejt pafundësisë,hapësirës,lirisë dhe qetësisë Duket sikur kishe humbur për shekuj me radhë me kayak në mes të xhunglës, luftove me egërsinë e pemëve shijove adrenalinën dhe ia dole.Pra fillon me ujë të ftohtë dhe mbaron me ujë të ftohtë

 

Programi:

Takimit – ora 17.00 te Kanali i Çukës,afër Camping Ekuadorhttps://goo.gl/maps/gNeD3qn6STvmpznY9 

 

Udhëtoni me minibus  në lumin Bistrica për rreth 20-30 min.

2,5  orë Rafting dhe not në Bistricë dhe detin Jon të Sarandës.

 

Ju duhet të keni veshur:

 

Rroba banjo

Veshje shumë e lehtë sportive (pantallona të shkurtra dhe bluza të shkurtra)

Sandale / këpuce plazhi te mbyllura

kapelë

Syzet e diellit

Nje buzeqeshje

Ju duhet të merrni me vete:

Krem për mbrojtjen nga rrezet e diellit

Një palë të mbathura

Një palë pantallona të shkurtra shtesë

Albania Rafting Group siguron

Pajisjet e rafting

Guida profesionale

Çantë rezistente ndaj ujit

Xhupa termik

Jelek shpëtimi

Cmimi 3 000 lekë/person dhe perfshin transporti dhe rafting sipas pershkrimit më sipër

Për të konfirmuar ju lutem nisni listen me emrat e pjesëmarësve,nje numer kontakti dhe një foto të kartës së id.