• Nov 19, 20
  • Albrafting

Margarita dhe Fatos Çuni çifti puntor dhe mikpritës i Bogovës.Në se jeni duke shkuar në Bogovë dhe në Çorovodë kthehuni në dyqanin e Margarita dhe Fatos Çuni plot produkte të shumëllojshme.Mos u gënjeni nga produktet industriale qe ata shesin të detyruar nga kërkesat sidomos të të rinjve.Në se dëshironi produkte të zonës si bajame,lajthi,arra,rehani,palafiq,mollë të egra,vallëza trahana,peta të bëra në shtëpi,turshi,mjalt,peshk të freskët  etje ju mund ti gjeni aty.

 

Në se jeni kurioz mbi historinë e zonës e sidomos atë të agrikulturës dhe artizanatit Fatosi mund t’ju tregojë histori reale që në kohën e stërgjyshes dhe gjyshes së tij.Një nga historitë më të bukura ishte ajo e vajit të bajames së egër ne gjuhën moderne vaji esencial i bajames

Gjyshja e Fatosit “Fize Çuni “ishte një grua e rrallë që ka lënë gjurmë të thella në kultivimin e traditës së zonë së Skraparit te Fatosi.Ai tregon plot dashuri dhe krenari për traditat e tyre të hershme dhe nga zëri i tij kuptohet se i vjen keq që  këto tradita pak njihen nga shqiptarët dhe të huajt.

Disa nga historitë e tij më të bukura pë gjyshen e tij janë këto që më tregoi vetëm disa ditë më pare kur u ulëm me grupin për të pirë rehaninë.

Nëne Fizja mblidhte bajamet e egra i shtypte dhe i kullonte në napë për të përftuar vajin e bajames.Sa herë që ajo shkonte në dasma,fejesa apo festa do të lyente flokët e saj të gjatë e të bukur të cilat mernin një shkëlqim dhe aromë që rrallë mund ta gjeje.

Ai thotë për nëne Fizen që”i ndrinte çemberi” që do të thotë ishte një grua shumë e bukur.

Plot dashuri ai tregon që banorët thoshin për shtëpinë e Fizes “shtëpi që i pihet kafja” që tregonte pastertinë e saj.

Në se një udhëtar kërkonte ujë te pragu i derës një grua mikpritëse nuk duhet ti jepte ujë por dhallë vazhdon të tregojë Fatosi.

Bakllavaja që bënte nënë Fizja ishte që”kur të vije dyfekun të rrinte në këmbë” që do të thotë e trashë me mbi 80 fletë e plot me arra.

Furra e saj e ishte çdo ditë me ponicë”bukë” dhe me jamaken me fasule.

Ai tregon plot nostalgji se si e ndihmonte nëne Fizen për bletët dhe për të mbledhur mjaltin e tyre.

Zona e Skraparit ka një tokë e klimë të bekuar për të gjitha fruit kulturat por sidomos për hardhitë dhe nënproduktet e rrushit.

“Koridhi” është rrush tavoline me një ngjyrë të artë në të kuqëremtë që piqet më vonë se varietetet e tjera ,periudha Tetor-Nëntor

Pulëzi ,një varietet me një aromë fantastike i cili bën edhe Rehaninë më të mirë.

Varietete të tjera kemi :Kumbullori i bardhë dhe i zi ,Serin i bardhë dhe i zi,Debin dhe Çep nga i cili përgatitet pekmezi më i mirë.

Albania Rafting Group çdo herë që kalon me turistët do ta bëjë një ndalesë te shtëpia dhe biznesi i tyre për të pirë një gotë me rehani rrushi,thane ose shege.Lajthitë e tyre janë kokërrmadhe dhe plot shije pasi Fatosi ka 100 rrënjë të cilat në periudhën e verës i vadit që brenda të jenë plot.Mjalti është një nga produktet e tyre më cilësore së bashku me reçelin e figut.Asnjëherë nuk ikim pa marë me vete ndonjë produkt  prej tyre.Dje mora lajthi,mjalt dhe rehani thane.Margarita na dhuroi një kavanoz me reçel figu dhe një shishe me leng të freskët shege.

Këta banorë vendas janë një thesar njerëzor për turizmin dhe agriturizmin pasi ata vazhdojnë të përcjellin dhe trashëgojnë te të rinjtë dashurinë për produktet,zakonet,menyrën e jetesës jashtëzakonisht të veçantë të zonave të ndryshme të Shqipërisë duke e bëre Shqipërinë tonë turistike unike.

Top videos! https://www.youtube.com/channel/UCjCzgx3GdohP2NDbEB1kU9g

Follow Me:

+ INSTAGRAM ► https://www.instagram.com/albaniarafting/

+ FACEBOOK ► https://www.facebook.com/albrafting.org

+ TWITTER ► https://twitter.com/AlbaniaRafting

+ MY BLOG! ► https://www.albrafting.org/blog

+My Project:http://www.aar.al/

Contact US:

+Address:http://castle-park.com/production/site/en/castle-park-home/

 +BUSINESS EMAIL ► info@albrafting.org