• Dec 06, 20
  • Albrafting

Hotel "Castle Park " ju mirëpret për të kaluar bashkë me familjen darkën e vigjiljes së Krishtlindjeve me gatimet plot shije, verërave,djathrave dhe bukëve të zonës.Tingujt e muzikës afër oxhakut bubulak ,dritave rezëllitëse të pemës së Krishtlindjeve ku ju mund te vini dhuratat për fëmijët dhe të dashurit tuaj do ta bëjnë mbrëmjen tuaj të paharrueshme.
Vendi ideal për të zbuluar se sa bukur është të zgjohesh mes pyllit,të mbushësh mushkritë me ajër të pastër të pishave dhe të admirosh pamjen fantastike të malit të Tomorit
Krishtlindjet bëhen akoma më të speciale me vizitat në qytetin magjepsës të Beratit dhe në malin e shenjtë të Tomorit duke prekur nga afër traditat dhe kulturën e tij të lashtë.
Programi
Data 24 Dhjetor
Ora 14.00 Takimi në hotel Castle Park dhe akomodimi.
Pija e mirë se ardhjes :Rehani thane, çaj mali me pekmez dhe biskotat e Krishtlindjeve
Ora 19.00 Darka festive e Krishtlindjeve

Data 25 dhjetor
Ora 9.00 Mëngjesi I Krishtlindjeve me petulla,pekmez ,gliko shtëpie,vezë fshati,gjalp të freskët,ëmbelsira të shtëpisë.
Ora 11.00 Vizitë në qëndrën e qytetit duke u bërë pjesë e aktiviteteve festive të bashkisë.
Ky program kushton 5 500 lekë/person dhe përfshin

  • • Akomodimin në hotel Castle Park
  • • Mëngjesin me mjalt, çaj mali, vezë të freskëta fshati; ëmbëlsira të bëra në shtëpi, gjalpë dhe djath i freskët, rehani etj;
  • • Darka me menu e pasur me receta tradicionale

Fëmijët nën 5 vjeç falas
Fëmijët deri në 12 vjeç kanë 20% zbritje dhuratë.

Menuja e Krishtlindjeve

  • Antipasta

-Bukë shtëpie të pasura me fara dhe fruta të thata
-Gjalp i freskët dhie tunci.
-Djath dhie i zhytur në kos me erëza
-Salcë mali me speca fushe të shtruara
-Sallatë me spinaq,radhiqe,shegë,repka,kungulleshka,portokaj dhe selino
-Sallatë dimërore me brokoli ,karrotë dhe limon

  • Pjata e parë

-Byrek shtëpie me kockulla
-Kungulleshka të mbushura
-Tavë me pllaqi dhe spec diegës.
Pjata e dytë
-Kaposh deti me përshesh tradicional me arra
-Biftek Berati

  • Ëmbëlsira

-Katmar me arra dhe gjalp të freskët
-Ujë me fruta
Ne se dëshironi Castle Park së bashku me Albania Rafting Group mund të organizojë vizitë në malin e shenjtë të Tomorit me fuoristrada ,mushka e drake me mish në hell.
Çmimi i programit të Tomorit është 50 eur/Pers dhe 20% zbritje për fëmijët
Contact:0672006623
Email:castlepark_2003@yahoo.it 

Adresa:    http://castle-park.com/production/site/en/eventsinberat/

INSTAGRAM ► https://www.instagram.com/albaniaraft...

+ FACEBOOK ► https://www.facebook.com/albrafting.org

+ TWITTER ► https://twitter.com/AlbaniaRafting

+ MY BLOG! ► https://www.albrafting.org/blog

Vizitoni projektin tonë Albanian Adventure Resort:  http://www.aar.al/

Contact US:

+BUSINESS EMAIL ► info@albrafting.org