• May 10, 23
  • Albrafting

Diten e hënë ndërsa skuadra e Albania Rafting  Group ishte duke shoqëruar turistët e tyre për rafting në kanionet e Osumit panë pa ndjenja trupin e një njeriu.Ata u afruan urgjent dhe filluan ta përmendnin pasi gruaja Znj. Helma Schurmmans ishte në gjendje shoku dhe pa ndenja .Ajo ishte pa jelek shpëtimi,pa skafandër ,pa kostumin termik dhe xhupin termik te cilat jane pajisjet e domosdoshme për të bëre rafting,kayaking dhe eksplorik kanioni.Trupi i saj ishte shumë i ftohtë dhe guidat menjëherë i dhanë ndihmën e parë dhe e veshën me veshjet profesionale duke i hequr nga trupi i tyre pasi ajo ishte në gjendje hipertermie .

Në fillim nuk ishte në gjendje të fliste por pas 1 ore ajo i tregoi guidave që duhet të gjente bashkëshortin e saj sepse kishte ngelur në kanion .

Guidat profesionale të rafting e çuan Helmen ne spitalin e Corovodes ku ajo mori ndihmen mjekesore dhe eshte jashtë rrezikut për jetën.Guidat profesionale te rafting  u futen disa herë ditën e hënë deri në orët e vonta të mbrëmjes por nuk mundën ta gjeni bashkeshortin e saj . Kërkimet nga skuadra e Albania Rafting dhe Federata Shqiptare e Rafting vazhduan  edhe ditën e martë dhe vazhdojnë edhe sot  ku së bashku me forcat Renea po kërkojnë trupin në kanionin .

Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting Z. Zamo Spathara  i cili ka 22 vite që zhvillon sportin e Rafting dhe eksplorimet e Kanioneve në Shqipëri ka pasur gjithmone në fokusin e tij masat e rrepta të sigurisë dhe trainimet e guidave profesionale te specialitetit të veçantë të rafting dhe eksplorim Kanioni në territorin e Shqipërisë.

Në Shqipëri turizmi i Aventurës është shumë i brishtë dhe po rritet me shpejtësi dhe ne kemi përgjegjësinë të ruajmë imazhin e një vendi me standarte dhe të sigurt .Kjo kërkon që insitucionet shtetërore dhe ministritë përkatëse të investojnë duke bashkëpunuar fort me Federatat sportive në natyrë që të formojnë guida cilësore për turistët tanë,të informojnë turistët e huaj për rrezikshmërinë dhe pajisjet e nevojshme që u nevojiten për të eksploruar burime natyrore dhe sigurisht që për vende të rrezikshme si kanionet,lumenjtë  të mos lejohet futja e asnje turisti pa shoqërimin e një guide profesionale të trainuar nga Federata Shqiptare e Rafting dhe pa pajijet e duhura.Tashmë është e nevojshme që të gjitha atraksionet turistike të natyrore të pajisjen me tabela informuese ku të informohen të gjthë turistët per nivelin e vështirësisë dhe pajisjet e nevojshme profesinale që kërkon eksplorimi apo aventura ne zona te caktuara.Sigurisht duhet që të gjithë turistët të jenë të shoqëruar nga guida të trainuara nga federatat dhe institucionet e duhura dhe me eksperiencë.

Nuk është hera e parë që ne shpëtojmë jetën e turistëve në për kanione dhe lumenj .Ne nuk i kemi bërë shpesh mediatike pasi do të prishnim imazhin e mirë të Shqipërisë por menjëherë kemi lajmëruar institucionet përkatëse dhe policinë.Shpesh herë i gjejmë turistët të tmerruar  në lumenj e kanione pa masat e sigurisë dhe pa shoqerinë e guidave profesionale lokale.

Eshtë një edhe një fenomen i shpeshtë dhe i rëndomtë që  turistët vendas dhe të huaj  të shoqeruar nga pseodo guida(guida të pa certifikuar dhe trainuar per specialitete te vecanta te rafting dhe eksplorimit te kanioneve) futen nëpër lumenj dhe kanione për rafting ose eksplorim kanioni  (kanionet janë territore shkembore të mbyllura dhe të rrezikshme) pa kostumet termike,xhupat termik,jeleket e shpëtimit dhe skafandra duke rrezikuar jetën e turisteve (rasti i turistes shqiptare 25 vjecare qe humb jeten brenda në kanionin e Holtës dhe rasti i turistit shqiptar qe humb jeten ne Drinin e zi  të  cilët në se do kishin veshur jelekë shpetimi dhe skafandra  do ishin akoma në jetë)

Mediat japin lajmin që turistët humbin jetën por nuk analizojne se për se ?!!!

Mediat  duhet të bashkohen me Federatën dhe të ndihmojnë në ndërgjegjësimin  dhe edukimin e  turistëve që nuk mund të bëjnë aktivitete ujore pa masat e sigurisë dhe pa shoqërinë e guidave të trainuar nga Federata e Rafting. 

Që nga viti 2011, FSHR-ja ka qenë në krye të sigurisë së rafting në Shqipëri, duke mbikëqyrur certifikimin dhe trajnimin e udhërrëfyesve profesionistë të rafting lumit. FSHR bashkëpunon ngushtë me organe të ndryshme qeveritare, duke ofruar kurse dhe programe certifikimi që synojnë zhvillimin e standardeve kombëtare në përputhje me praktikat më të mira globale, për të mbajtur të gjithë më të sigurt në ekskursionet e rafting. FSHR është anëtare e Federatës Botërore të Rafting.

Kami  22 vite që jetën tonë ia kemi kushtuar  sportit turistik të rafting ,eksplorimit të kanioneve dhe promovimit të vende të panjohura si kanionet e Osumit dhe lumin Vjosa që sot janë 2  destinacionet më të famshme në Shqipëri falë punës tonë. Sot kemi ngritur skuadra dhe kemi trainuar guida në Përmet,Elbasan,Dibër dhe Berat me kosto zero për të gjithë.

Në vitin 2000 kur filluam  rafting  ka qënë shumë e veshtirë por Zamo Spathara  së bashku me skuadrën e tij  arriti ta zhvilloj rafting me standarte Europiane  dhe ta bëj një nga sportet më të famshëm për të gjithe shqiptarët dhe turistët e huaj.Kemi promovuar Rafting në arena nderkombëtare,kemi marë pjesë në tre kampionate Botërore duke garuar me më të mirët e Botës duke ngritur krenarë flamurin Shqiptar për standartet dhe imazhin tone të shkëlqyer.Kemi organizuar Kampionate Kombëtare të Rafting duke promovuar natyren dhe sportin. Jemi shpallur histori Suksesi nga Ambasada Amerikane për mbrojtjen e  burimeve  ujore të Shqipërisë dhe për rritjen e  ndërgjegjësimit te publikut për çështjet mjedisore nëpërmjet ekoturizmit, fitues të çmimit ACT Now! Çmimi Kampion.Kemi mbrojtur nga hidrocentralet Kanionet e Osumit dhe lumin Vjosa.

Jam i lumtur që në gjatë rafting për 22 vite nuk kemi asnjë të lënduar ose jetë të humbur gjatë shoqerimit të turistëve me guidat e trainuara nga Federata Shqiptare e Rafting .

Rafting është një disiplinë e bukur por  shumë komplekse dhe  e rrezikshme në se guidat nuk janë të trainuara dhe të kenë experiencën e duhur.

Të nderuar turistë!Nëse një guidë lokale ose kombëtare kulturore e cila nuk aftësohet si duhet jep një informacion të gabuar, një guid rafting ,kayaking ose eksplorimi kanioni kur nuk trajnohet/aftësohet si duhet VRET

Urojmë në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për ta bërë rafting si sport dhe aktivitet turistik sa më të sigurt.

Zamo Spathara