Dita e Tokës u festua për herë të parë në 22 Prill në 1970. Ajo u bë një temë diskutimi pasi më shumë se 20 milion amerikanë dolën në rrugë për të protestuar kundër injorancës mjedisore nga qeveria. Që atëherë, ka qenë një ngjarje vjetore.
Për skuadrën e “Albania Rafting Group” mbrojtja e tokës,lumenjëve,pyjeve dhe natyrës është shumë e rëndësishme pasi në këtë tokë të vetme që kemi ne kryejmë të gjitha sportet turistike për turistët tanë.Janë me dhjetra rastet e denoncimit nga skuadra jonë ndaj personave dhe grupeve të cilët kanë dashur të shkatërojnë kanionet,lumentë, malet dhe pyjet ku ne bëjmë rafting,eksplorim kanioni,hiking,karvan me mushka,snowshoeing,kayaking etje
Falë denoncimeve tona dhe përkrahjes nga mijra natyrë dashës nga shoqëria shqiptare dhe institucione kombëtare dhe ndërkombëtare ia kemi arritur të mbrojmë disa nga pasuritë tona natyrore si mbrojtjen e kanioneve te Osumit prej shkatërrimit nga hidroçentralet,lumin Vjosa,malin e shenjtë të Tomorit nga shfrytëzimi pa kriter i gurit,pyjet e Tomorit nga prerja masive e drurëve shumë vjeçarë ,lumin Bistrica nga ndotja pa kriter etje
Tema e Ditës së Tokës 2021 është 'Rikthimi i Tokës Sonë'. Ajo përqendrohet në proceset natyrore, teknologjitë e gjelbra ,mendimet innovative që mund të rikthejnë ekosistemet e botës.
Varet nga secili prej nesh që të Rimëkëmbim Tokën tonë sepse jetojmë në të. Të gjithë kemi nevojë për një Tokë të shëndetshme për të kryer punët tona, për të jetuar shëndetshëm dhe të lumtur. Një planet i shëndetshëm nuk është një opsion, është një domosdoshmëri,
Ne duhet ta festojmë çdo ditë këtë ditë të rëndësishme. Çdo ditë është Dita e Tokës,"



