• Jan 11, 21
  • Albrafting

Aktori  shumë i dashur  i portokallisë Florjan Binaj së bashku me familjen e tij shijuan borën e parë për vitin e ri 2021 në malin e shenjtë të Tomorit në qarkun e Beratit.Nuk është hera e parë që familja Binaj viziton Tomorin dhe qytetin pjesë të UNESCO..Në verë të 2020-tës  ata ngjitën kalanë pellazgjike të Tomorit me mushka dhe hiking.Për aktorin mali  Tomorit është një mal i pazakontë pasi të fal energji pozitive me natyrën e tij të shumëllojshme dhe të egër,ku  prej tij mund të shijosh horizontin 360 gradë të majave të maleve ,kodrave e fshatrave përreth.

Tomori është një ndër malet më të larta në Shqipëri dhe më i larti në Shqipërinë e Jugut me 2417 metra në Çukën Partizan. Ai si një “mal mbretëror, si një Sokrat madhështor” (Eduard Lir), të tërheq dhe të bën për vete me pamjen e tij vetmitare si një luan i shtrirë kur e sheh nga qyteti i Beratit, por dhe të mahnit kur shikon me sy të lirë nga majat e tij në të gjitha anët, madje deri larg në detin Adriatik, pa asnjë pengesë. Me  një gjatësi prej më shumë se 22 km nga veriperëndimi në juglindje dhe me një gjerësi nga 2 deri në 4,5 km ti ndodhesh përpara një parku të vërtetë kombëtar me kafshë dhe bimë të shumëllojshme, të cilat po i ripopullojnë sot pyjet e shumta, shkrepat dhe livadhet.

 

Florjan Binaj është prej vitesh pjesë e aktiviteteve në natyrë që skuadra e Albania Rafting Group organizon duke u bërë një prej ambasadorëve dhe promovuesit më të mëdhenj të natyrës dhe aktiviteteve në natyrë në Shqipëri. Rafting në kanionet e Osumit është ndër aktivitetet e preferuara të aktorit i cili çdo vit hap sezonin së bashku me skuadrën e Albania Rafting Group.Rafting dhe hydrospeed në lumin e fundit të egër të Europës në Vjosë është gjithashtu një aktivitet i përvitshem i tij.Hiking,stand up paddle,kayaking,snowshoeing  janë disa nga sportet e tij të preferuara.Ai është shumë i ndjeshëm ndaj mjedisit dhe ruajtjes dhe trashëgimisë kulturore,natyrore dhe njerëzore të vendit tonë duke u zgjedhur edhe si antar nderi i skuadrës së Albania Rafting.

Follow US:

Top videos! https://www.youtube.com/channel/UCjCzgx3GdohP2NDbEB1kU9g

+ INSTAGRAM ► https://www.instagram.com/albaniarafting/

+ FACEBOOK ► https://www.facebook.com/albrafting.org

+ TWITTER ► https://twitter.com/AlbaniaRafting

+ MY BLOG! ► https://www.albrafting.org/blog

+My Project:http://www.aar.al/

+ Our Trained Guides :https://fshr.al/

Contact US:

+Address:http://castle-park.com/production/site/en/castle-park-home/

 +BUSINESS EMAIL ► info@albrafting.org