• Jan 25, 21
  • Albrafting

A e dini se ne kemi Shën Valentinin më të çmendur për ju të DY? Rrëmbeni çantën dhe nisuni për një fundjavë aktive,aq sa të egër po aq  romantike!

Do dëshironit të shkëmbeni puthjen e dashurisë në thellësi të Kanionit të Osumit apo në majë të malit më të famshëm të Shqiperisë,Tomor?

I kemi përgatitur të gjitha!

Aventurë të egër,adrenalinë,natyrë, qytet antik,hotel i ngrohtë,restorant romantik,verë e ushqim që nuk i gjen kollaj. 

Surprizoni të dashurën/dashurin tuaj me një puthje të paharueshme poshtë ujëvarës së dashurisë së përjetshme,duke lundruar në kanionet ekzotike 3 milion vjeçare të 8 ujëvarave!

Ose jepini njëri-tjetrit emocionet e lirisë dhe dashurisë në malin e shenjtë të Tomorit mbuluar me borë nga faltorja e Zeusit pellazgjik.

Sepse dashuria është si lumi dhe mali.Ajo asnjëherë nuk është e njëjtë,por e paparashikueshëm e plot surpriza.

Festoni Shën Valentinin në qytetin e bardhë të Beratit, aty ku gjigandi mali i Tomorit i veshur me të bardhë ju fal bekime dhe energji.

Hotel “Castle Park” është vendi i përkryer për të shkëmbyer premtime dashurie dhe për të kaluar një natë plot ëmbëlsi dhe pasion.Ai gjendet i vetëm në një kodër me pisha me pamjen nga mali madhështor i Tomorit dhe nga lumi i Osumit.Thuhet që në këtë vend magjik heroi ynë kombëtar Skënderbeu puthi për herë të parë gruan e tij Donikën.

Këtë ofertë mund ta perfitoni për 180 Eur /Çifti ku Përfshihet:

  • Vera e nxehtë e mirëseardhjes
  • Darka romantike
  • Mëngjesi
  • Transporti për në Skrapar ose Tomor
  • Rafting në Kanionet e Osumit ose Snowshoeing në malin e Shenjtë të Tomorit
  • Drekë në Skrapar

Dita e parë,13 shkurt

  • Mbërritja në hotel Castle Park,akomodimi në hotel.
  • Verë e nxehtë me fruta për të uruar mirëseardhjen.
  • Vizitë në lagjen e vjetër të Mangalemit dhe Gorricës
  • Darkë romantike për të dashuruarit

Dita e dytë 14 shkurt

*Mëngjes i shijshëm vetëm me produkte bio dhe të gatuara në shtëpi,petullat e gjyshes me pekmez,mjaltë,gjalp dhie,kulac I ngrohtë ,djathra të zonës e shumë gatime të shijshme.

• Nisja drejt kanionit të Osumit ose malin Tomor

• Rafting në Kanionet e Osumit ose Snowshoeing në Tomor

• Foto për të pasur kujtim këtë moment të bukur

• Dreka në një restorant të zonës së Skraparit

•Kthimi në Berat • Programi mbaron këtu  por ne do te ishim të lumtur në se do të qëndroni edhe një natë tjetër.

UDHËZIME

  • Ju duhet të keni veshur për rafting: -Rroba banjo -Atlete te vjetra, sandale te mbyllura -Kostum sportiv
  • Ju duhet të keni veshur për snowshoein:Këpucë kundra ujit,pantallona dhe xhup për ecje në natyrë,shall,dorashka dhe krem kundra diellit.
  • Ju duhet të keni me vete: -Peshqir -Rroba të ngrohta për t’u ndërruar -Sandale/Atlete per t’i ndërruar në fund të udhëtimit
  • Albania Rafting Group siguron për çdo turist pajisjet e mëposhtme : Kostum neoprene qe ruan konstante temperaturen e trupit Xhup Termik Jelek shpetimi Helmets Albania Rafting Group zotëron mjetet lundruese dhe guiden profesionale te specializuar.raketat e snowshoeing,makinat 4x4,shkopinjtë me shportat e borës.

Rezervoni tani në 0672006623 dhe ne do t'ju falim Shën Valentinin më të çmendur që keni pasur  ndonjëherë!