• Nov 04, 20
  • Albrafting

Gjithmonë më thonë pse sygjeroj qarkun e Beratit si destinacionin më të bukur për turistët familjar dhe jo vetëm.Po si mund të jetë ndryshe kur Berati dhe Skrapari janë kaq të pasur me monumente kulture,natyrore ,njerëzore dhe kulinare.Sidomos tani në vjeshtë ku fshatrat, kantinat e vajit të ullirit,kantinat e verës ,restorantet jane plot me ushqime ,verë e fruta nga më të mirat.Ata që janë të apasionuar pas sporteve dhe aventurave Albania Rafting ju organizon ture të pazakonta që do të ngelen gjatë në kujtesën tuaj.Shqipëria jonë është magjike nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim por çdo njeri vendet e tij të preferuara.

Ju njoh me një nga udhëtimet e mija të preferuara

Fundjavë Rigjeneruese në Berat dhe Malin e Shenjtë të Tomorit.

Dita e parë ,mbëritja në Berat dhe akomodimi në hotele apo guesthouse.

Pasditen do ta kalojmë në kantinat e ullinjve dhe të verërave  në fshatrat e Beratit

Darka elegante dhe e ngrohtë nën dritën e qirinjve dhe flakëve të oxhakut në hotel Castle Park ku pjatat me ushqimet tradicionale të zones do t’ju befasojnë më shijet e tyre të veçanta.

Dita e dytë do të fillojë me mëngjesin e pasur me produkte natyrale si petullat e bëra në shtëpi,mjalin,likotë e arrës,fikut,ftoit,qershisë,kumbullës etje.Kulaçi i shtëpisë me gjalpin e bardhë të dhisë,djatrat e zones,qoftet e shtëpisë dhe vezët e fshatit janë vërtet të shijshëm.Rehania e thanës,kompostoja e mollës së egër,çaji i malit dhe qumshti i fshatit do t’ju kënaqin me shijen e tyre të veçantë sa do të thoni që ju kujtojnë gatimet e gjyshes tuaj në fëmijëri.

Ndërkohë stafi i Albania Rafting është bërë gati për të nisur aventurën tuaj drejt malit më të famshëm në Shqipëri,”Tomor”Makinat super të fuqishme 4x4 së bashku me pajisjet e hiking  dhe shoferat vendas tepër të përgatitur janë duke ju pritur.Nisemi plot energji dhe kuriozitetin se si do jetë rruga në për male e cila do t”ju befasojë gjithnjë edhe më shumë  me pamjen e gjerë të horizontit gjatë ngjitjes dhe afrimit me malin.Disa ndalesa për të shijuar pamjen dhe për të thithur ajrin e freskët bashkuar me aromën e pyllit dhe tokës janë ato që do t’ju mbushin me energjitë pozitive që vetëm Tomori ti fal.

Pas 1,5 orë udhëtimi ekzotik ja ku duken banorët e fshatit Tomor me mushkat e tyre, ushqimet dhe rakinë që ju edhe mund ta blini në se nuk doni të humbisni një nga produktet më të mira të tyre.

Durimi banori i fshatit ju jep disa këshilla para se ti hipni mushkave si për shembull  mos rrini pas mushkës sepse ajo mund t’ju godasë dhe asnjë mos ti ndahet grupit pasi mund të humbasi në pyll.Pasi vendosim në kokë helmetat nisemi mes pyjesh të dendur me lisa dhe pisha shekullore.Gjatë ecjes dhe karvanit me mushka ju do të njiheni me histori  rreth parkut kombëtar të Tomorit rrëfyer nga Durimi.Pas 1,5 orësh ecje ngjitja drejt rrënojave pellazgjike të Tomorit është një nga momentet më të bukura pasi ju mund të kundroni  majat e maleve deri në Përmet pa përmendur kodrat,liqenet dhe qytetet përreth.Kur gjendesh në kalanë e Tomorit ke ndjesinë e lirisë dhe lumturisë pa fund.Duket sikur asgjë nuk ekziston përveç teje, Zotit,Tomorit dhe horizontit pa fund.Ju mund të ndaloni në majë të Kalasë dhe të meditoni apo thjesht të mbyllni sytë dhe të shijoni energjinë pozitive që ndjeni apo të falenderoni malin për gjithë dashurinë që keni në jetën tuaj .Fillojmë dhe zbresim nga Kalaja për rreth 20 min dhe ndërkohë në lëndinën mes pyllit dhe me pamjen madhështore të Tomorit ulemi për të shijuar drekën piknik me produktet që familja e Durimit ka përgatitur.Dolli për shëndetin,dashurinë dhe zemrat plot  do të shoqërojnë drekën plot histori dhe humor.

Pasi mbarojme drekën dhe pushimin freskohemi ne një nga 100 burimet e Tomorit.Zbresim malin të mbushur plot bekim,paqe dhe energji që vetëm ky mal di ta fali.Mali i Tomorit, si asnjë mal tjetër në Shqipëri, nderohet dhe respektohet që nga kohët më të lashta si mali ku qëndronin perënditë pellazge-ilire, prandaj ai, si shtëpia e perëndive, thirret dhe njihet si Mal i Shenjtë, si një mal që ka fuqi të mbinatyrshme, vendi i Baba Tomorit. Pellazgët, ilirët dhe shqiptarët kanë pasur dhe kanë aty perënditë dhe shenjtorët e tyre. Lartësia dhe madhështia e këtij mali, shtrirja dhe pamja e tij, nderimi si mal i shenjtë bënë që të krijohet për të një kult aq i fuqishëm besimi sa një betim për Baba Tomorin ka pasur dhe ka më tepër fuqi se një betim mbi Kuran apo mbi BibëlPërshëndetemi me Durimin por kesaj here si miq dhe i hipim fuoristradave për të zbritur në qytet.

Faleminderit Balina Bodinakut për ftesën ne “Pasditja ime e gjelbër” pasi më jep emocion dhe lumturi kur flas për Shqipërinë tonë të bukur!

Alma Spathara 3 nentor 2020.