• Dec 27, 20
  • Albrafting

Znj.Ermonela Felaj deputete e partisë socialiste dhe njëkohësisht ministre e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin dhe Elona Gjebrea deputete e PS e parlamentit së bashku me familjet e tyre dhe miq e të afërm vendosën që Krishtlindjet ti festonin krejt ndryshe këtë vit.Të joshur nga fama dhe bukuria e malit të shenjtë të Tomorit ata vendosën që së bashku me skuadrën profesionale të Albania Rafting Group të bënin hiking në parkun kombëtar të Tomorit deri në rrënojat e Kalasë pllazgjike .

Mali i Tomorit është një ndër malet më të larta në Shqipëri dhe më i larti në Shqipërinë e Jugut me 2417 metra në Çukën Partizan. Ai si një “mal mbretëror, si një Sokrat madhështor” (Eduard Lir), të tërheq dhe të bën për vete me pamjen e tij vetmitare si një luan i shtrirë kur e sheh nga qyteti i Beratit, por dhe të mahnit kur shikon me sy të lirë nga majat e tij në të gjitha anët, madje deri larg në detin Adriatik, pa asnjë pengesë. Me  një gjatësi prej më shumë se 22 km nga veriperëndimi në juglindje dhe me një gjerësi nga 2 deri në 4,5 km ti ndodhesh përpara një parku të vërtetë kombëtar me kafshë dhe bimë të shumëllojshme, të cilat po i ripopullojnë sot pyjet e shumta, shkrepat dhe livadhet që i gjen kudo.Ky udhëtim në këmbë apo hipur mbi kuaj e mushka, shoqëruar nga udhërrëfyes vendas,të jep mundësi të shkosh dhe të shikosh nga afër kullota të bukura alpine, bimë dhe lule mjekësore e aromatike,livadhe të bukura, maja të thepisura shkëmbore, humnera të thella, burime uji të kulluar si kristali.

 

 

You tube:https://www.youtube.com/channel/UCjCzgx3GdohP2NDbEB1kU9g

Follow Me:

+ INSTAGRAM  https://www.instagram.com/albaniarafting/

+ FACEBOOK  https://www.facebook.com/albrafting.org

+ TWITTER  https://twitter.com/AlbaniaRafting

+ MY BLOG!  https://www.albrafting.org/blog

+My Project:http://www.aar.al/

+ Our Trained Guides :https://fshr.al/

Contact US:

+Address:http://castle-park.com/production/site/en/castle-park-home/

 +BUSINESS EMAIL  info@albrafting.org