• Aug 29, 20
  • Albrafting

Çifti aventurier dhe shumë i dashur për publikun Balina Bodinaku dhe Andi Bushati kaluan një ditë aktive duke bërë sportin e Stand Up Paddle.

Stand up Paddle ose i quajtur shkurt SUP është sporti ujor i cili po përhapet me shpejtësi në botë.Është një sport jashtëzakonisht argëtues,shumë e lehtë për tu mëuar nga fillestarët dhe shumë sfiduese për njërzit me përvojë.

Vozitja në këmbë(Stand up Paddle) u bë e njohur në botën moderne nga legjenda e sërfit Lairt Hamilton në vitin 2004 por rrënjët e saj mund të gjenden në kulturen e lashtë në Havai.

 

"Kakome" një nga plazhet e egra dhe të paprekura më të bukur në Shqipëri,rrethuar me kodra të gjelbëruara dhe vije bregdetare mbreslënëse vetëm 30 min nga qyteti i Sarandës.Kjo zonë është e pasur me shumë histori dhe bukuri natyrore.

 

Albania Rafting Group organizon një program shumë aktiv i cili fillon me vizitë në manastirin e "Shën Mërisë" ecje përgjatë kodrës së Kakomesë për rreth ku ju shoqëron pamja spektakolare e detit Jon me vijën bregdetare dhe plazhet e virgjëra. Kayaking, stand up paddle,snorkëling në plazhin me ujë të kristaltë të gjirit akoma të egër dhe një drekë piknik .

Kayak dhe Stand up Paddle në Kakome është ndërthurja e disa aktiviteteve së bashku duke krijuar një experiencë unike dhe të paharrueshme. Gjiri i Kakomes me nderthurjen e ngjyrave : e bardha e rërës , blu e detit dhe jeshile e bimëve e bën atë të duket një parajsë e vërtetë.Stand up Paddle në ujrat e kristalta të këtij gjiri do ta plotësojnë ditën tuaj duke ju marë shumë kujtime të bukura