• Jun 28, 21
  • Albrafting

Ka qënë viti 2003 kur  Zamo Spathara presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting mori ftesën nga Arjan Çani  për të folur për rafting,nje sport turistik i panjohur ne Shqiperi asokohe.Pas 10 vitesh,në 2013 Zamo rikthehet me skudrën e Albania Rafting Group e përbërë nga dhjetra të rinj  plot energji por tashmë rafting në Kanionet e Osumit ishte bërë një nga sportet aktivitetet turistike më të famshme në  Shqipëri.Çani thotë:"Para 10 vitesh të quanin të ÇMENDUR,sot po ÇMEND shqiptarët me rafting"!Këtë herë Zamo rikthehet për të dhënë lajmin fantastik të pjesëmarjes në Kampionatin Botëror të Rafting 2021,në Francë për herë të  tretë pas kampionatit ne 2012 ne Republikën Çeke dhe në 2018 në Itali.Edhe pse pas një periudhe të vështirë pandemie promovimi i aktviteteve turistike si Rafting është shumë e rëndësishme për Shqipërinë.Skuadra që do të përfaqësojë Shqipërinë"Albanian Eagle" përbëhet nga kapiteni Ali Spathara dhe atletët Behar Zeqo,Franci Korini dhe Geri Spathara.Sportistët janë stervitur fortë për të garuar mes 60 skuadrave  më të forta nga 30 shtete të Botës.Suksese "Albanian Eagle"