Skip to main content

Ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber bën Rafting në Kanionet e Osumit

Submitted by admin on

Ambasadorja e Zvicrës Znj Ruth Huber sot së bashku me familjarë dhe miq  ishte pjesë e skuadrës së Albania Rafting Group duke eksploruar për herë të parë Kanionet e Osumit .

Gjatë rafting prej 12 km në kanionet e Osumit  ajo magjepset nga madhështia  e tij ,ujëvarat e shumta  dhe shpatet e gjelbëruara.

Ambasadorja Ruth Huber u shpreh :”Kanionet e Osumit janë shumë unike dhe ujvarat mbreslënëse.Nuk e imagjinoja të ishte kaq i bukur dhe të kishte një ekosistem kaq të pasur.

Unë do ta promovoj fort rafting në kanionet e Osumit dhe shumë miq dhe kolegë do të  vijnë për ti eksploruar pasi kjo experiencë nuk duhet humbur .Stafi juaj dhe organizimi ishin shumë professional”

“Zvicra është një kontributore e rëndësishme në Shqipëri në projekte që lidhen me rritjen e punësimin të të rinjve,zhvillimin e qëndrueshëm rural  ,zhvillimin e sipërmarjeve ,demokracinë dhe decentralizimin në qeverisjen vendore” Projekti i Ambasadës Zviceriane  “Risi Albania “ ka mbështetur Federatën Shqiptare të Rafting  e cila me projektin e saj “Albanian Adventure Resort” ka fituar Green Apple Award, Gold prize, në vitin 2015 në Skoci mes 500 projekteve nga e gjithë bota si ideja më innovative dhe projekti që jep zgjidhje ideale mjedisore. Plan i Biznesit u realizua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të “Dunira Strategy” dhe u mbështet nga projekti Risi Albania i Ambasadës së Zvicrës.

Albanian Adventure Resort është një ndërmarrje inovative e turizmit të aventurës, miqësore me mjedisin që synon të nxisë ekonominë vendase përmes turizmit dhe dashurisë për natyrën.Ai gjithashtu synon të ofrojë një parajsë të bukur për të gjithë entuziastët e udhëtimeve të aventurës. AAR do të shërbejë si qendër shumësportive që do të ofrojë aktivitete dhe programe edukimi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Misioni i AAR-së është “Të transformojmë jetët duke festuar më të mirat e Shqipërisë”.

Gjithashtu Ambasada Zviceriane nëpërmjet “Lëviz Albania“ kanë  kontribuar në avokatinë dhe Mbrojtjen e Kanioneve të Osumit si Monument i Natyrës