• Mar 22, 21
  • Albrafting

Plot energji dhe pasion për punën dhe për jetën Alma Spathara ka gjetur formën më të mire për të tejkaluar sfidat e Covid. Përshtatja me strategji e plane të reja pune, më shumë fleksibilitet, po e mundëson jo vetëm të mbijetojë por të ketë sukses edhe në këto kohë të vështira.

Pandemia është gati prej nji viti mes nesh. Cilat kanë qenë sfidat tuaja si sipërmarrëse në këtë periudhë?

Përhapja e Coronavirus COVID-19 përfaqëson një sfidë të rëndësishme dhe në zhvillim për sektorin e turizmit. Ai është sektori më i prekur në gjithë botën, por edhe në Shqipëri.

Përballë pandemisë globale, sipërmarrësit duhet të përballen me një realitet të ri, që nuk është vetëm një krizë e madhe shëndetësore që prek miliona, apo edhe miliarda njerëz në të gjithë botën, por provokon gjithashtu një rënie të paparë në ekonominë botërore dhe atë Shqiptare.Covid 19 ka kufizuar në radhë të parë lëvizjen e njerëzve në mbarë botën për të parandaluar përhapjen e tij, e cila është e lidhur drejtpërdrejt me turizmin kulturor, shëndetsor, natyror etj.

Si sipërmarëse në turizmin e mikpritjes, agroturizmin dhe turizmin e aventurës, 70% e të ardhurave tona vijnë nga turistët e huaj dhe 30% nga turistët vendas.

Sfidat tona kryesore kanë qenë:

 

1- Të rrisim numrin e klientëve të rinj vendas

 

2- Të mbajmë burimet njerëzore në punë, pasi stafi i trainuar është investimi më i rëndësishëm për bizneset në fushën e Turizmit.

 

3- Rritja e promovimit dhe dixhitalizimit në mënyrë që të rrisin pikat e kontaktit me klientët tanë.

 

4-Përmirësimi i shërbimeve tona, krijimi i produkteve të reja dhe interesante për të gjitha grupmoshat.

 

5- Trainimi dhe informimimi i vazhdueshëm i guidave dhe stafit.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në website e Dhoma Ekonomike e Gruas 

Kush është dhe çfarë përfaqëson DHOMA EKONOMIKE E GRAVE ?

Interesi i përbashkët i një grupi grash sipërmarrëse dhe profesioniste për të ndikuar në shoqëri për fuqizimin e sipërmarrjes dhe karrierës femërore, konkretizohet tek DHOMA EKONOMIKE E GRAVE. Pas dhjetëra vitesh përvojë në fusha të ndryshme të biznesit dhe konsulencës, ky grupim grash ka mundësi të sinkronizojë njohuritë, energjinë dhe dëshirën për kontribut, në mënyrë që ta përcojë edhe tek shumë sipërmarrje të tjera.

 

Gratë në karrierë e biznes përballen me sfida të mëdha në nivel lokal dhe global: studime të shumta flasin për aksesin e ulët të gruas në financa krahasuar me meshkujt, ndërsa në vendet në zhvillim, sfidat e gruas janë edhe më komplekse. Por, njëkohësisht gruaja është potencial i madh dhe burim i pashtershëm energjie. Pikërisht ajo që i nevojitet ekonomisë dhe vendit tonë.

 

Ndaj, qëllimi i shoqatës është mbrojtja e interesave ekonomike dhe sociale të grave sipërmarrëse, profesioniste dhe të vetëpunësuara nga të gjitha sektorët e ekonomisë dhe ofrimi I shërbimeve ndaj tyre përmes zhvillimit të politikave favorizuese per mbështetjen ekonomike dhe sociale, veprimtarive promovuese dhe zhvilluese, bashkëpunimeve kombëtare dhe rajonale, studime, botime, projekteve dhe konsulencave.