• Dec 13, 22
  • Albrafting

Antari i Federatës Shqiptare të Rafting Ali Spathara ishte pjesë e iniciativës që u organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me suportin dhe financimin e Ambasada RP w Tiranie/Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë  dhe https://www.gov.pl/web/polskapomoc.Trainimi u zhvillua në Zakopane, Poloni.Grupi vullnetar për Kërkim Shpëtim Malor realizoi me sukses hapin e parë të një bashkëpunimi afatgjatë me grupin elitar të Kërkim Shpëtimit Malor Tatrzańskie Ochotnicze Pogotowie Ratunkowe - TOPR.Në këto pesë ditë, grupi i vullnetarëve nën kordinimin e Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civileu njoh me praktikat më të mira të Kërkim Shpëtimit Malor, si dhe zhvilloi disa aktivitete trajnuese si transport i të lënduarve me barrela, zbritje me litar, ecje alpine etj. Ekipi është i përbërë nga 8 anëtarë të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Federates Shqiptare te Rafting ,2 koordinues pjesë e stafit të #AKMC dhe është organizuar nga #AKMC në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor dhe Shoqatën e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Z. Haki Çako bashkë me Ambasadoren e Polonisë në Shqipëri, Znj. Monika Zuchniak- Pazdan, i uruan suksese ekipit vullnetar për Kërkim Shpëtimit Malor, prej 10 personash,  udhëtoi ditën e djelë drejt Zakopane, Poloni për të zhvilluar trajnimin e parë për Kërkim Shpëtim Malor bashkë me organizatën "Tatra Kërkim Shpëtim Vullnetar (TOPR)".

https://twitter.com/PLinAlbania

https://www.gov.pl/web/polskapomoc