Skip to main content

thesar

Aventura e parë e ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri, Soreca

Submitted by admin on

Është një ambasador i ri në Shqipëri dhe ende nuk i ka filluar mesazhet e tij politike apo që të futet në qendër të debatit të nxehtë politik në vend.

Si fillim ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, preferon aventura të tjera. Edhe ai ka rënë pre e tundimit të kanioneve madhështore të Osumit, bukurive të tyre dhe ka ndërmarrë aventurën e rrezikshme për t’i njohur nga afër, siç kanë bërë dhe disa ambasadorë të tjerë në Shqipëri.