• Dec 02, 20
  • Albrafting

 Turizmi i aventurës sidomos keto vitet e fundit është përhapur shumë në vendin tonë pasi natyra shqiptare ofron kushtet optimale për zhvillimin e tyre por edhe si rritje e kërkesave nga turistët e huaj dhe vendas për këto sporte.Ne fakt turizmi i natyrës dhe i aventurës është një trend në ritje jo vetëm në vendin tonë por edhe në botë sidomos rafting,kayaking,canyoning,river hiking,paragliding,ski,alpinizem,diving,climbing,snowshoeing,sup etje 

Paralelisht me rritjen e kërkesave të turistëve për sportet e aventurës rritet edhe përgjegjësia e organizimit të tyre me guidat e trainuara dhe çertifikuara nga federatat përgjegjëse të cilat janë të vetmet që kanë kapacitete njerëzore,materiale dhe eksperiencën e duhur për të përgatitur guida të specialiteteve të veçanta si rafting,kayakaing etje

Federata Shqiptare e Rafting (FSHR) është organi i vetëm drejtues për sportin e rafting në Shqipëri. FSHR është një organizatë jofitimprurëse që promovon zhvillimin e rafting në nivelin konkurrues, komercial dhe rekreativ. Qëllimet tona kryesore janë të mbrojmë interesat e rafting para autoriteteve shqiptare dhe të publikojmë çështjet e rafting në media, institucionet arsimore, autoritetet qeveritare dhe publikun e gjerë. Gjithashtu, lidhja jonë intime me lumenjtë Osum, Vjosa,Drin i zi,Shkumbin,Bistricë  kanionet dhe mjediset e tyre natyrore, na bën të jemi thellësisht të përkushtuar për të mbrojtur lumenjtë shqiptarë nga shkatërrimi.

FSHR është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Rafting dhe Federatës Botërore të Rafting.

Që nga viti 2011, FSHR ka qenë në krye të sigurisë së rafting në Shqipëri, duke mbikëqyrur çertifikimin dhe trajnimin e udhëzuesve profesionalë të rafting. FSHR punon ngushtë me organe të ndryshme qeveritare, duke ofruar kurse dhe programe certifikimi që synojnë zhvillimin e standardeve kombëtare në përputhje me praktikat më të mira globale për t'i mbajtur të gjithë më të sigurt në aktivitetet rafting.

Kriteret dhe procedurat përkatëse për akreditimin e programeve të kualifikimit profesional të udhëzuesve turistikë përcaktohen në një Udhëzim të Përbashkët (nr. 517, datë 24.1.2017) të Ministrit të Turizmit dhe Ministrit të Ekonomisë.

Sipas nenit 3 (2) të aktit në fjalë: programet e kualifikimit mund të ofrohen vetëm nga subjekte të licencuara në përputhje me legjislacionin përkatës për arsimin dhe zhvillimin profesional, dhe duke punësuar personel me kualifikime dhe përvojë të përshtatshme për modulin përkatës.

Ju sjellim në vëmëndje se ligji nr.79/2017 Për Sportin, në Neni 16 Federatat sportive, Pika 4 thotë: Ministria  përgjegjëse  për  sportin  njeh  vetëm  një  federatë  në  një  sport  të  caktuar  dhe asnjë organizatë tjetër nuk mund të ushtrojë atributet e kësaj federate.

Historia e FSHR-së përfshin dy dekada. Si organ i njohur që mbikëqyr aktivitetet e rafting në Shqipëri ne kemi kontribuar në zhvillimin e standardeve minimale dhe çertifikimit për udhëzuesit dhe instruktorët e rafting, të cilat ofrojnë një mjet për të njohur udhëzuesit turistikë që plotësojnë standardet e pranuara ndërkombëtarisht.

FSHR ka trajnuar njerëz si udhëzues turistikë në Shqipëri për më shumë se 10 vjet. Gjatë kësaj kohe, më shumë se 150 persona kanë marrë certifikim. Çfarë është më e rëndësishme, e gjithë kjo veprimtari është kryer dhe kryhet falas, në përputhje me qëllimin jo-fitimprurës të FSHR

Falenderojme Gazetaren Balina Bodinaku dhe emisionin e Radio Televizionit Shqiptare për kohën televizive :https://www.youtube.com/watch?v=wFvLCaN6jVQ&t=590shttps://www.youtube.com/watch?v=wFvLCaN6jVQ&t=590s

Balina Bodinaku është  një nga vajzat e cila dashuron sportet e natyrës dhe promovon në mënyrë të shkëlqyer atë .

Për më shumë informacion rreth programit të trainimit të guidave të rafting vizitoni faqen zyrtare te FSHR:https://fshr.al/

Subscribe Here! https://www.youtube.com/channel/UCjCz...

Follow US:

+ INSTAGRAM ► https://www.instagram.com/albaniaraft...

+ FACEBOOK ► https://www.facebook.com/albrafting.org

+ TWITTER ► https://twitter.com/AlbaniaRafting

+ MY BLOG! ► https://www.albrafting.org/blog

Contact US:

+BUSINESS EMAIL ► info@albrafting.org