• Mar 02, 21
  • Albrafting

Alma Spathara guide e Albania Rafting Group e sporteve në natyrë si hiking,rafting,kayaking,stand up paddle,hydrospeed,canyoning etje është e dashuruar me fshatin dhe natyrën dhe e ftuar në emisionin"Pasditje ime" në Radio televizionin Shqiptare me gazetaren Gerta Gixhari na shpjegon disa nga pikat e forta dhe te dobta të fshatit dhe qytetit.

Shqipëria pas viteve 1990 ka kaluar në një periudhë tranzicioni në shumë fusha.Fenomeni i migrimit të njerëzve nga vendlindjet dhe vendbanimet e tyre  në fshatra drejt qyteteve të ndryshme sidomos drejt Tiranës dhe qyteteve të mëdha për mundësi ekonomike,sociale dhe profesionale ka qënë shumë i përhapur.

Ata u larguan nga fshatrat dhe qytetet e vogla duke braktisur shtëpitë,tokat,traditat ,lidhjet shpirtërore.Shoqëria shqiptare u zhvillua dhe ndryshoi në mënyrë shumë të shpejtë paralel edhe turizmi në përgjithësi dhe agroturizmi dhe turizmi i natyrës në veçanti.Shumë shqiptarë i kthyen sytë dhe zemrën përsëri nga vendlindja  e tyre. Ata u rikthyen në fshatrat dhe qytezat duke  rindërtuar aty atë që i kishte munguar  shumë,”shtëpinë e tyre mes natyrës dhe paqes”Fshatrave shqiptarë po i  kthehet jeta,gjallëria dhe lulëzimi.

Po ku është jetesa më e mire në fshat apo në qytet? 

Ka mendime te ndryshme  rreth  kësaj teme pasi të dyja kanë anët pozitive dhe negative.Shumica e qytetarëve shqiptarë mendojnë se jetesa në fshat është më e lumtur dhe cilësore se ajo në qytet.

Sidomos në periudhën e vështirë të corona virusit  fshatrat dhe periferitë janë të dëshiruara nga shumica.Disa pika kryesore te jetesës në fshat dhe nëqytet janë:

 Jeta në fshat është shumë më cilësore pasi ajri është i pastër dhe natyra është e pasur me pemë,bimë e shkure të shumë llojshme.Në fshat nuk harxhon shumë kohë në trafik  por në natyrë.Lidhjet me miqtë dhe shokët në fshat janë të ngrohta dhe të vërteta.Ushqimi është shumë i freskët,cilësor dhe i shijshëm dhe çmimet e e shërbimeve dhe ushqimeve janë më të lira krahasuar me qytetet.

Jeta ne fshate ka me shumë kualitet .Qyteti të ofron më shumë mundësi punësimi në fusha të ndryshme krahasuar me fshatin  duke u rritur profesionalish.

Qyteti ofron shërbime më të mira shëndetsore dhe argëtuese.Në qytet ke më shumë mundësi për të njohur njerëz të rinj dhe të krijosh kontakte të reja.

Aktivitetet kulturore dhe artistike në qytet janë të shumta.

Por qyteti ka edhe shumë probleme si ajri i ndotur,trafiku i rënduar,ushqim jo cilësor dhe çmime të larta etje

Po ju në se do të kishit mundësi zgjedhjeje ku do të jetonit?Në fshat apo në qytet?