• Nov 20, 20
  • Albrafting

Karvan me mushka dhe Jeep Safari në Kalanë e Baba Tomorit.Akomodim dhe darkë në Hotel -Restorant “Castle Park” dhe vizitë në lagjet e vjetra 2500 vjeçare të Beratit.
Gjatë periudhës antike,mesjetare dhe në letërsinë romantike mali i Tomorit është përfytyruar si Olimpi i Shqiptarëve dhe shtëpia e zanave te maleve, Orakulli që parathotë të ardhmen e kombit.
Baba Tomori është ndër malet më të larta në Shqipëri dhe më i larti në Shqipërinë e Jugut me 2417 metra në Çukën Partizan. Ai si një “mal mbretëror, si një Sokrat madhështor” (Eduard Lir), të tërheq dhe të bën për vete me pamjen e tij vetmitare si një luan i shtrirë kur e sheh nga qyteti i Beratit, por dhe të mahnit kur shikon me sy të lirë nga majat e tij në të gjitha anët, madje deri larg në detin Adriatik, pa asnjë pengesë. Udhëtimi me kuaj e mushka, shoqëruar nga udhërrëfyes vendas, do t'ju japë mundësi të shikoni nga afër kullota të bukura alpine, bimë dhe lule mjekësore e aromatike,livadhe të bukura, maja të thepisura shkëmbore,burime uji të kulluar si kristali.

 

Dita e pare-28 Nëntor

Mbëritja në Berat,akomodimi në hotel Castle Park

Pija e mirë se ardhjes

Shëtitje në lagjet Mangalem,Gorricë dhe Kala

*Darka speciale me gatimet më të mira Beratase
-Bukë shtëpie dhe kulac i gjyshes
-Sallatë vjeshtore me brokoli
-Sallate Castle Park me spinaq,fara kungulli ,rukola dhe fruta
-Djathra të zones me reçel figu të egër
-Ullinj Berati me presh dhe rozmarinë
-Byrek i shtëpisë me presh dhe erëza
-Kungulleshka të mbushura
-Biftek Berati i prerë
-Mish Keci me përshesh tradicional me arra
-Katmar,ëmbëlsira tradicionale
-Ujë

Dita e dytë-29 Nëntor

Mëngjesi i gjyshes me petulla e pegmez 8.00-9.00

Përgatitja për në Tomor.
Off road( Land Rover 4x4 ) në fshatin Qafë Dardhë (rreth 1 orë) dhe takim me banorët e fshatit me mushkat.Ecje reth 2 orë drejt Kalasë së Tomorit.Drekë piknik në livadhet me një pamje mbres lënëse.Legjenda dhe histori interesante të rrefyera nga banorët e fshatit.Ecje reth 2 orë drejt çezmës së nënë Tarikos ku na presin fuoristradat.Kthim në Berat

Gjerat që duhet të sillni për ecje:
Çantë e shpine
Këpucë të përshtatshme. për ecje;
Veshje sportive dhe veshje shtesë.:
Shmangni pambukun (mban lagështi afër lëkurës) dhe gjithmonë mbani një kapelë. Mos harroni xhaketën e shiut për ecje;
Kremra kunder diellit dhe syzet e diellit;
Kamera;

Cmimi 10400 leke per të rriturit dhe 4400 leke për fēmijët

Cmimi perfshin:Akomodim në Berat,Darkë tradicionale,Mëngjes,

https://www.albrafting.org/.../mules-caravan-road...

http://castle-park.com/production/site/en/castle-park-home/

http://www.aar.al/