About This Tour
Vjosa është një nga lumenjtë e fundit "të egër" të Europës. Në rrugën e saj mbi 270 km, Vjosa e kristaltë rrjedh e pandikuar në mënyrë të natyrshme, e karakterizuar nga një luginë e mrekullueshme, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që e bëjnë udhëtimin e rafting argëtues, plot adrenalinë dhe mbi të gjitha plot të qeshura dhe humor.
Vjosa, perla e Europës gjendet vetëm 1 orë e 45 min larg nga Saranda, 45 min nga Gjirokastra dhe 3 orë nga Tirana.
Në ditët e sotme është e vështirë të gjesh një aktivitet i cili pëlqehet nga fëmijët, adoleshentët, prindërit, të dashuruarit dhe grupet shoqërore.
Epo,rafting pëlqehet nga të gjitha grupmoshat.
Shërbimi i Fotografisë
Ndërsa ju shijoni një eksperiencë plot aventura, ne sigurohemi që ta fiksojme momentin për ju, në vendet më të bukura të Shqipërisë.
Relaksohuni dhe kënaquni, ne kujdesemi qe t'i ruajme kujtimet tuaja!
Ju duhet të keni veshur
-Rroba banjo
-veshje sportive
-atlete
Ju duhet të keni me vete
-Ndëresa për tu ndëruar(mbathje)
-atlete per tu ndëruar
-peshqir
Programi Ditor për turistë që vijnë me transportin e tyre. Takimi është në orën 9.30 dhe ne 14.30 te baza jone e adventurave vetem 3 km nga qyteti i Permetit Vjosa,Albania Rafting
Guidat tona profesionale do ju ndihmojne te beni veshjen e kostumit profesional.
Pasi te jemi veshur minibusi yne do ju coje ne piken e nisjes vetem 25 minuta larg.
Pas udhëzimeve nga guidat ju do të bëni rafting,not për rreth 2 orë Pas rafting në Vjosë minibusi do t'ju presi ne piken e perfundimit ku ju do te hiqni veshjet tona dhe te vishni perseri tuajat.



